Ekipi nga Maqedonia shpëton një grua 38 vjeçare nga rrënojat në Turqi
Pas një aksioni që ka zgjatur rreth 11 orë, më në fund kanë pasur sukses përpjekjet e ekipeve të shpëtimit nga Maqedonia në qytetin Adiyaman të Turqisë, përcjell KlanMacedonia.
“Ekipi ynë arriti të shpëtojë para pak çastesh një grua 38 vjeçare”, konfirmoi shkurtimisht për Klan Maqedoni, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti.
Gruaja ka arritur të mbijetojë nën rrënoja për rreth 5 ditë.
Rreth 70 shpëtimtarë, pjesë e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, por edhe zjarrfikës dhe vullnetarë nga Maqedonia, para dy ditësh shkuan në Turqi për të ndihmuar në aksionin e shpëtimit.
Me kamera për skanim të thellë po përpiqen të dëgjojnë zëra të të mbijetuarve në qytetin e rrënuar e më pas në aksion të përbashkët me shpëtimtarët turq, por edhe ekipe nga vendet tjera gërmojnë në rrënoja./KlanMacedonia