Nuk mund të kërkosh zëvendësimin e Artan Grubit me ndonjë të pakënaqur nga Saraji apo Çairi
Nga Emin Azemi
Ose: ku e ka burimin pakënaqësia e një grupimi njerëzish, të cilët adresojnë kritika për ndryshime kadrovike në parti, e jo për ndryshime statutare, kushtetuese të shqiptarëve në shtet..
Sipas narrativit që po dëgjojmë, rezulton që çështja shqiptare në Maqedoni qenka për mrekulli, por më e madhe se çështja shqiptare qenka pakënaqësia ndaj ekzekutivit (lexo: ndaj Grubit, Osmanit etj.)
Të reduktosh kritkën në suaza të pakënaqsive të tilla meskine-individuale, tregon për mungesë totale të sensit mbi kohën dhe hapësirën në të cilën ndodhemi, pikërisht tani kur vendi dhe rajoni po kalojnë momente historike të rikonfigurimit gjeopolitik.
Pikërisht tani kur politika shqiptare në Maqedoni duhet të jetë unike në demonstrimin e qëndrimeve e veprimeve që do të ndikonin edhe në rrjedhat politike në Kosovë, si një alarm për të gjithë ata që kërkojnë formula etnike në avancimin e statusit të pakicës serbe në Kosovë….
A do të mund të kërkonin edhe shqiptarët e Maqedonisë formula të tilla?
Shqiptarët në Maqedoni ende përballen me etiketën absurde të 20 përqindshit dhe në vend që të kërkohet të hiqet kjo etiketë, kërkohet diçka krejt tjetër shumë e parëndësishme, thua se me heqjen e Grubit çështja shqiptare në Maqedoni do të ketë një epilog fantastik-çudibërës.
Shqiptarët në Maqedoni ende përballen me pasojat e politikave joparimore për zhvillim proporcional të rajoneve brenda shtetit dhe për rrjedhojë komunat shqiptare në Maqedoni ende u gjasojnë ambienteev rurale me zhvillim të nhgadalshëm ekonomik, urban e social…..Dhe në vend se të ofrohen projekte konkrete që ky realitet të ndyrshojë në favor të shqiparëve, grupimi i Mexhitit dhe Xhaferit merret me karriera personale dhe me probleme të dorës së dhjetë që nuk kanë kurrfarë impakti në gjendjen e shqiptarëve….
Në vend se energjitë politike e intelektuale të harxhohen në hartimin e projekteve që do të avanconin nivelin politik, ekonomik, social, arsimor, kulturor të shqiptarëve, tani ato energji orientohen kot së koti në zgjidhjen e disa çështjeve (individuale) kadrovike që nuk çojnë kurrfare peshe në “konton’ e përgjithshme të shqiptarëve…
Nuk mund të kërkosh heqjen e Artan Grubit, duke heshtur para problemeve të pazgjidhura që ende kanë shqiptarët në aspektin e shtetformimit.
Nuk mund të kërkosh zëvendësimin e Artan Grubit me ndonjë të pakënaqur nga Saraji apo Çairi, duke heshtur para shqetesimeve të shumta që kanë qytetarët e këtyre dy vendbanimeve.
Nuk mund të kërkosh heqjen e A. Grubit, duke mos dhënë përgjigje se çka do të ndodhte nesër nëse del një grupim tjetër dhe kërkon heqejn e atyre që kanë zëvendësuar Grubin, Osmanin etj. I bie që në vend se të respektohen rregullat dhe normat statutare partiake për të gjithë njësoj, lideri po deshka të plotësojë “dëshirat muzikore” të grupeve të pakënaqura që do të kërkojnë jo zgjidhje të problemeve, por zgjedhjen e tyre….
Do të ishte fatale për ardhmërinë e shqiptarëve në Maqedoni nëse vazhdohet me logjikën e dhelprës e cila kur i është kallë bishti, ka mendu se është kallë gjithë katundi.
Të ndërpritet kjo logjikë fëminore dhe e papjekur, sepse nuk ia vlen për ndonjë bisht të djegur të digjen kauzat e përgjithshme kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni. Sepse këtë e duan dhe e kërkojnë të gjitha ato segmente të politikës dhe shoqërisë maqedonase të cilët natë e ditë angazhohen për fragmentarizimin dhe shkërmoqjen e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, madje edhe me ndihmën e ndonjë pyke të “pakënaqur”shqiptare (!)