Maqedoni

I moshuari dhuron ndihma për Turqinë: E kam përjetuar tërmetin e 1963-ës, e di si është (Video)

Temperaturat gjatë natës kanë shënuar në minus 6 gradë celsiusë, por kjo nuk ka de motivuar të rinjtë në vend që janë vetorganizuar të mbledhin ndihma të cilat më pas i dërgojnë drejt Turqisë dhe Sirisë.

Qese, çanta, valixhe e kuti të mbushura me veshmbathje dhe produkte higjienike, jorganë e batanije janë vendosur përreth çadrave. Një pallto apo triko që juve u zë vend në dollap, është jetike për dikë tjetër që brenda natës ka humbur gjithçka, është apeli vullnetarëve dhe qytetarëve që u afrohen çadrave me qese në duar dhe lot në sy.

“Veshmbathje. E tmerrshme. E trishtë. E trishtë vërtet shumë. Unë kam përjetuar edhe tërmetin që ka goditur Shkupin. E di se si është. Ai popull, ata fëmijë, si i nxjerrin nga rrënojat. Ajo është tragjedi”, ka thënë një i moshuar nga Shkupi i cili dhuroi ndihma për Turqinë.

Deklaratën e plotë mund ta përcillni në këtë video: https://fb.watch/izvudnP3sH/?mibextid=UUgoR4