USAID: Komuna e Gostivarit ka rritur transparencën me rreth 70 %
Edhe një herë rikonfirmohet puna e transparencës të udhëheqësisë komunale të Gostivarit, nga institucionet më relevante ndërkombëtare. Kësaj here vlerësimi pozitiv vjen nga USAID, nga ku theksojnë se për një vit e gjysmë transparenca në Komunën e Gostivarit është rritur me rreth 70% .
“Sipas rezultateve të projektit të USAID-it: “Përforcimi i mobilizimit të resurseve në vetëqeverisjen lokale”, Komuna e Gostivarit për 18 muaj ka shënuar progres te dukshëm në rritjen e transparencës aktive me 68.8% dhe rritjen e transparencës buxhetore me 50%”, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.
Ndryshe, nga një rangim paraprak ku pjesë ishin të gjitha institucionet në nivel të shtetit: drejtori, komuna, ministri, Komuna e Gostivarit doli institucioni më tarnsparentë që udhëhiqet nga një shqiptar.
Nga Komuna e Gostivarit thonë se me transparencën ndër të tjera nënkuptohet në çdo tre mujorë të publikohen harxhimet e kryetarit të komunës të cilat çdo vit zvogëlohen, nuk ka më telefona zyrtarë, në shkolla gjithçka shkon sipas ligjit, dhe se çdo harxhim bëhet publik.