Maqedoni

Kërçovës i shtohet edhe një doktor shkence në Shkencat Juridike!

Sot, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodij” në Shkup Mr.Sc Nora Osmani mbrojti me sukses disertacionin e doktoratës me titull: “Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave perosnale në epokën digjitale”. Disertacioni i doktoratës trajton rastet e keqpërdorimeve të të dhënave personale dhe të drejtës së privatësisë në komunikimet elektronike dhe bazën ligjore e cila rregullon këto cështje.
Mr. Sc Nora Osmani hulumtimin e saj shkencor e ka zhvilluar në Masaryk University ne Brno, Çeki(2015-2016) ku momentalisht është e angazhuar si hulumtuese në Fakultetin Juridik; në Vrije Universitat në Bruksel, Belgjike (2017); dhe në Georgetown University në Washington DC, si përfituese e bursës prestigjioze Fulbright, e ndarë nga qeveria e SHBA-ve (2018-2019).