Maqedoni

Banana produksioni, Milkman Prodakshën dhe Millço Mançevski – garantues të suksesit të filmit apo tezgë e parave të mëdha?

Sonja Taneska

Ekzistojnë hulumtime të cilat tregojnë se cilat filma, pse dhe si ndikojnë në promovimin e kulturës së një shteti dhe kanë shikueshmeri të lartë. Një pjesë e mirë e tyre janë përralla të adaptuara nga literatura ose nga zhanri historik, Bëhet fjalë për filma të shtrenjtë të krijuar nga regjisorë të mirënjohur dhe produksione me aktorë profesionistë (yje), me buxhete të larta dhe ekipe të shkëlqyera filmike. Si të tilla, jo vetëm që sollën promovim të vendit, ata kthyen shumëfish më shumë në arkë. Me fjalë të tjera – është investuar shumë dhe është fituar shumë, që nuk nënkupton që është një rregull i shkruar, edhe pse mund të jetë e tillë. Në çdo rast, deri tani është treguar se kriteriumet e fundit filmik të Maqedonisë sipas të cilave vendoset se cilët filma do të financohen, është diskutabil, një nga parametrat kryesorë për të fituar mjete për një film është që vepra të jetë me interes nacional për shtetin. Për këtë parashtrohet pyetja nëse është ky garancion për sukses të filmit ose vetëm mënyrë për të ardhur deri te paratë? Nëse liria e krijimtarisë së artistit dhe liria për zgjedhjen e përallës duhet të filloj nga interesi nacional? Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha – nëse prgjatë kësaj nxitet arti ose “tregtia” te filmaxhinjtë? A thua nuk është vetëm kjo e vetmja mënyrë se sit ë fitohen “klientë” dhe realizues të rregullt të tregtisë në shërbim të shtetit, në vend të artistëve të lirë me ide të tyre dhe kënvështrime, vizionarë dhe mendimtar të pavarur. Çfarë është lidhja mes “Produksionit Banana” dhe “Milkman Prodakshën”? Tek ne, përderisa pyeteni se çfarë ndodhë me produksionin filmik, mendimi I parë është për regjisorin e suksesshëm Millço Mançev. Filmat e tij disa I duan, të tjerë nuk duan të dëgjojnë për ta, të tretë janë shpirta të qetë.

Asgjë e jashtzakonshme. Sërish kur bëhet fjalë për filma të inçizuar me mjete të ndara nga buxheti I qytetarëve, është e nevojshme ndershmëria dhe arsyetimi për harxhimin. Para më shumë se dy viteve, Agjencioni për film, me njoftim “Se si Milço Mançevski tërheq shuma milionëshe për projekte” ku po I thërasin institucionet ti hetojnë procedurat dhe në meren “me honoraret e regjisorit”, duke ia vënë në dispozicion të institucioneve dokumentacionin e plotë. Por as Antikorupsioni, por as Agjencioni I filmit nuk u përgjigjën në pyetjn e CIVIL Media, as për dokumentacionin pos as pse nuk është zbatuar asnjë procedure deri më tani. Duke pasur parasyshë që detyrat e punës e dërgojnë nga një vend në një vend tjetë, përshkak të dy adresave – Shkup dhe Njujork, Millço Mançevski shpesh sqarohet që ka “dy shtëpi”. Në Njujork jeton mbi 30 vite, në SHBA dhe ka studiuar, ndërsa në Shkup është ritur. “Mërgimtarët në atë kohë e kishin patjetër të hiqnin një pjesë të vetes, të jenë më të varfër nëse asnjëher nuk kthehen, ose të ju mungoj përvoja e re nëse kthehen përgjithmonë. Sot, nëse është i gatshëm të hapet, njeriu tani më mund të ketë dy shtëpi – në vend që të jetë më I varfër në zemër, të jetë më I pasur. Të ketë dy here më shumë shokë, dy here më shumë vende të preferuara dhe kujtime, të ketë dy gjuhë dhe dy qytete për vete”, tregon ai në një intervistë. Por Mançevski nuk është mërgimtar në kuptimin e vërtetë, ndërsa Njujork nuk është vetëm shtëpia e tij, por selia e kompanisë “Milkman Prodakshën” e cila është në pronësi të tij.

Sipas dokumenteve që posedon CIVIL Media, kjo kompani është themeluar në 20.12.1996 ndërsa në përputhje me marrëveshjen e cila është lidhur me “Banana Film” DOOEL, duhet ta menaxhoj projektin për filmin “Vrba”.

Për këtë film konkretisht nga Buxheti I projektit të regjijsorit (Millço Mançevski) janë ndarë 10.080.174 denarë ose 163.905 euro, ndërsa asistenti i tij personal dhe konsulenti për histori kushtojnë 516.850den ose 8.404 euro.

Për zhvillimin e skenarit Mançevski është paguar 3.843.750 den ose 62.000 euro ndërsa zhvillimi i përgjithshëm i filmit kushton 13.501.434 denarë ose 219.535 euro. Sërish edhe për krah këtyre shumave të planifikuara në buxhetin e filmit “Vrba” përmes kompanisë “Banana Film” DOOEL, dy here I janë paguar vlera pej 78.272,,0 dhe 41,308 dollarë, ose gjithësej 85.000 euro, që sipas marrëveshjes së përbashkët janë transferuar për zhvillimin e filmit I cili premierën e tij e gëzoi në tetor të vitit 2019, ndërsa vlerat u paguan në 24.09.2018 dhe 17.05.2019, nga ku shihet çfarë qartë ka zhvilluar Mançevski. Edhe nga “Banana Produksioni” nuk morëm përgjigje në këtë faze se çfarë saktësisht regjisori zhvilloi në Njujork. Pse nuk është mbyllur rasti me filmin “Majki” projekti filmik me titullin punues “Si bebe” dhe “Nëna” e regjisorit Millço Mançevski, ndërsa në produksionin e “Banana Film” nga Shkupi, sipas dokumentacionit që posedon CIVIL Media, nuk është finansiarisht I mbyllur ndaj Agjencionit të Filmit. Fondi filmik I cili disa here me shkrim deri te Mançevski ka kërkuar ti plotësoj obligimet e tij në përputhje me marrëveshjen, për çka më vonë është lidhur marrëveshje me shtëpi revizorësh për revision të projektit.

Revizioni nuk është realizuar. Qeveria e atëhershme e Nikolla Gruevskit “shprehi mbështetje për projektin filmik” me mjete shtesë, para se të sillet vendim official për për finansimin e projektit filmik nga ana e Fondit Filmik. Qeveria në sencën e 88 të mbajtur më 28.07.2009 solli përfundim me të cilin obligohet Ministria e Kulturës mjetet në vlerë prej 24.800.000 denarë ose 403.252 euro ti parasheh në buxhetin circular për vitin 2010, ndërsa vendimin për finansim përmes konkursit është sjellur më 11.08.2009, përderisa sërish marrëveshja për finansim është lidhur më 31.07.2009 me Fondin Filmik, që nënkupton para sjelljes së vendimit të Këshillit Drejtues të Fondit Filmik. “Nënat” nga fondi filmik fitoi 55.800.000 denarë ose 907.317 euro. Po ashtu edhe mjetet e paguara janë paguar para sjelljes së Vendimit ( nuk është ndjekur procedura ligjore në mënyrë adekuate, ndërsa buron nga presioni që zakonisht i bën producenti) 9.000.000 denarë janë paguar në 05.08.2009 ndërsa 9.000.000 denarë më 08.08.2009 edhe 5.000.000 denarë më 11.08.2009 në ditën kur është sjellur Vendimi në përputhje me raportin e fondit Filmik i cili është përgadit me 16.04.2013, në raportin nerativ producenti shprehet se për promovimin e filmit aspak nuk ka pranuar mjete dhe se të njejtat personalisht I ka siguruar, që nuk korespodojnë me gjendjen faktike dhe dokumentet. Njëkohësisht, në kundërshtim me detyrimet e marrëveshjes, producenti në disa raste ka transferuar mjete për promovim të cilat I ka notuar në raportin finansiar dhe janë në vlerë prej 125.000 euro në llogari të kompanisë amerikane Quantum Comunications, mjete të cilat nuk kanë qenë të planifikuara dhe të miratuara në buxhetin për finansimin e projektit. Në raportin e Fondit Filmik të dates 16.03.2013 është konstatuar pagesë e paqartë në vlerë prej 12.000 dollarë. Më saktësisht producenti me mjete të destinuara për produksionin e filmit, ka paguar antarsimin për paraqitjen e filmit në festival filmik në vitin 2010 në Toronto. Shumë paqartësi, ndërsa shumë para të qytetarëve janë shoqëruese të këtyre projekteve filmike. Dhe shumë heshtje nga institucionet.

https://civilmedia.mk/banana-produktsija-milkman-prodakshn-i-milcho-manchevski-garantsija-za-uspeh-na-film-ili-tezga-za-golemi-pari/