Ekskluzive/ TS: Sot finalizohet hyrja e ASH-së në qeveri
Sot do të vazhdojnë bisedimet përfundimtare për hyrjen e ASH-së në qeveri. Siç mëson ekskluzivisht TetovaSot nga burime të besueshme brenda ASH-së, kryetari i ASH-së, Arben Taravari dhe kryeministri DImitar Kovaçevski do të finalizojnë marrëveshjen dhe ndarjen e resorëve që do ti merr ASH-ja në bashkëqeverisje me LSDM-në, BDI-në, PDSH-në dhe Alternativën.
Nga ana tjetër Portali TetovaSot javë më parë publikoi edhe ofertën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski drejtuar ASH-së dhe Arben Taravarit.
Oferta e kryeministrit Kovaçevski siç mëson TS nga burime partiake të ASH-së është e pëlqyeshme që ASH-së ti takojë Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë dhe dy zv/ministri nëse Alternativa do të qëndrojë në qeveri, nëse Alternativa do të del nga qeveria atëherë ASH-ja do të merr edhe një ministri eventualisht Ministrinë e Administratës.
Nga drejtoritë që do të drejtojë ASH-ja në të ardhmen janë Fondi Pensional, Hekurudhat, Postën e Maqedonisë, Librat Amë, Avokatin e Shtetit, nuk dihet nëse sonte do të merren vesh edhe për MEPSO-në pasi ASH-ja ka këmbëngulur edhe për këtë drejtori.
TetovaSot pas takimit përfundimtar do të nxjerr zyrtarisht edhe marrëveshjen mes ASH-së dhe qeverisë drejtuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski