SHBA-ja raketon balonën e dyshuar spiune kineze (Video)
Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar një balonë të dyshuar spiune kineze që ka fluturuar përreth SHBA-së ditëve të fundit.
Tre aeroporte u mbyllën dhe hapësira ajrore u mbyll në brigjet e Karolinës së Jugut pasi aeroplanët ushtarakë amerikanë shënjestruan objektin mbi Oqeanin Atlantik.
Pamjet e publikuara gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë momentin kur rrëzojnë balonën derisa vërehet një shpërthim në qiell mbi Atlantik.