Maqedoni

Bullgarët e revoltuar në kufi i drejtohen policisë maqedonase: E keni shitur emrin për “tri çervenka” (Video)

Viktor Stojanov nga “Fondacioni Maqedonia” ka hyrë live në profilin e tij në Facebook, dhe sipas videos shihet se si disa shtetas bullgarë po tentojnë të hyjnë në pikën kufitare “Deve Bair” dhe po ofendojnë dhe kërcënojnë policinë kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Përkatësisht, policët maqedonas u thonë se duhet të kthehen në veturat e tyre dhe të presin, sepse sistemi i pikës kufitare është prishur ndërsa qytetarët bullgarë bërtasin dhe kërkojnë që të kalojnë pikën kufitare, për të vizituar sot varrin e Goce Dellçevit, me rastin e 151 vjetorit të lindjes së tij.

Disa prej tyre të revoltuar, u janë drejtuar policëve duke u thënë “E keni shitur emrin për “tri çervenka”, me çka aludojnë në ndërrimin e emrit sipas Marrëveshjes së Prespës.