Ndërron jetë punonjësja e Teatrit Shqiptar në Shkup, Nora Pitarka
Tetari Shqiptar në Shkup sot ka njoftuar se ka ndërruar jetë grimerja Nora Pitarka.
“Të pikëlluar edhe për një humbje të hershme dhe tronditëse, informojmë kolegët dhe miqtë tanë se sot u nda nga jeta Nora Pitarka, grimierja e Teatrit tonë.
Emri dhe vepra e saj qëndrojnë në të gjitha projektet e dy dekadave të fundit.
Do të ngelet gjatë në kujtimet tona për çastet e shumta profesionale dhe miqësore të kaluara bashkë”, thuhet në njoftimin e Teatrit Shqiptar në Shkup./Telegrafi/