Maqedoni

Gashi: Mund ta propozojmë Hysni Ismailin në vend të Bekim Sali

Këtyre ditëve janë duke u zhvilluar bisedime intensive për përfshirjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri. Ajo që përflitet në media është se Aleancës do t’i ofrohet Ministria e Shëndetësisë.

Nga Alternativa mësojmë se ekziston gatishmëri te kryetari i Alternativës, Afrim Gashi për kompromis për këtë dikaster. Por, ky kompromis nuk nënkupton edhe lëshimin e resorit të shëndetësisë, njofton Nistori.

“Nëse kryeministri Dimitar Kovaçevski me të vërtetë është i pakënaqur nga puna e ministrit Bekim Sali, atëherë Alternativa do të mund të pajtohet me ndërrimin e tij dhe në vend të tij, udhëheqësia do ta propozojë deputetin dhe profesorin në fakultetin e mjekësisë Hysni Ismaili. Vendosja e Ismailit në krye të Shëndetësisë do të ishte përzgjedhje më e mirë nga të gjithë kandidatët potencial të ASh-së për ministër të Shëndetësisë.” – deklaron Gashi për Nistori.

Ndryshe, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari menjëherë pas takimit me Kovaçevskin deklaroi se në aspektin programor 90 për qind të çështjeve janë harmonizuar me Qeverinë, ndërkohë që nuk është biseduar fare për çështjet kadrovike. /Nistori/