Maqedoni

Tetovari bie nga kati i tetë, mbetet gjallë! Dërgohet në spital

Një person sapo është hedhur nga kati i 8 në bllokun 70 në Tetovë, raporton Tv Koha.

Personi në fjalë është rreth moshës 40 vjeçare, ndërsa nuk dihen motivet e ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve, ai është dërguar në spital me shenja jete dhe është duke u trajtuar në repartin e Ortopedisë.

Personi në fjalë ka jetuar së bashku me nënën e tij.