Arrestohet një person në Kumanovë, ka vjedhur sende me vlerë rreth 20 mijë euro
Me datë 26.01.2023 në ora 16:15, policia nga SPB Kumanovë kanë arrestuar M.S. (33) nga Kumanova, i cili dyshohet se natën ndërmjet datës 25 dhe 26.01.2023 së bashku me një person tjetër nga një depo e një kompanie në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë ka marrë disa sende me vlerë të përgjithshme rreth 20.000 euro.
Sendet u gjetën dhe iu kthyen pronarit. Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallëzim përkatës.