Maqedoni

“Llaskarca”: Superekspertiza – sistemi i frenimit nuk ka qenë i aktivizuar

FAMILJARËT E VIKTIMAVE: EKSPERTIZA ME POROSI QË FAJI T`I MVESHET VOZITËSIT

Me marrjen në pyetje të ekspertëve që kanë përgatitur superekspertizën për rastin “Llaskarcë” në Gjykatën Penale në Shkup k vazhduar procesi gjyqësor për tragjedinë në të cilën para katër viteve në aksidentin e autobusit të “Durmo Tursit” humbën jetën 16 persona.

Sistemi i frenimit në autobusin e “Durmo Tursit” nuk ka qenë I aktivizuar – thotë një nga konkluzionet kryesore të superekspertizës për aksidentin tragjik në Llaskarcë ku humbën jetë 16 persona, kurse u lënduan 37 udhëtarë.

Ekspertët, sic percjell KlanM, u janë përgjigjur pyetjeve të Prokurorit Darko Jakimovski, por pjesa më e madhe e tyre kishte të bënte për profesionalizmin dhe kompetencën e ekspertëve, e jo për përmbajtjen e vet ekspertizës, ku disa herë pati reagime nga pala mbrojtëse.

Sipas familjarëve të viktimave, kjo tregon se ekspertiza është bërë me porosi me qëllim që të përjashtohet faji I pronarit të “Durmo Tursit” dhe të akuzuarve nga Stacioni për Kontroll Teknik, kurse fajtori I vetëm të jetë vozitësi Trifunovski.

Nga pala mbrojtëse kanë thënë se kompetenca e ekspertëve nuk duhet të vehet në pikëpyetje, për shkak se, sipas tyre, bëhet fjalë për persona të licensuar për ekspertiza të këtilla.

Seanca e ardhshme do të vazhdojë të Hënën. Byrosë për Ekspertizë I duhej më shumë se një vit për ta përgatitur superekspertizën për të cilën arsye rasti “Llaskarca” nisi nga fillimi. /KlanMacedonia/