Rajon - Botë

Sulm me thikë në një stacion treni në Gjermani, të paktën dy të vdekur

Sulm me thikë në një stacion treni në Gjermani, të paktën dy të vdekur

Policia federale gjermane ka njoftuar se dy persona janë vrarë pas një sulmi me thikë në një stacion të trenit në Gjermani.

Sulmi ndodhi në shtetin verior të Schleswig-Holstein që kufizohet me Danimarkën, raporton dw.

Ministrja e Brendshme e shtetit Schleswig-Holstein, Sabine Sutterlin-Waack konfirmoi “se dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve AFP citoi policinë federale, përgjegjëse për sigurinë në hekurudha, të thoshte se dy u vranë dhe disa persona janë plagosur.

Sütterlin-Waack dhe Bundespolizei deklaruan se një i dyshuar tashmë është arrestuar.

Policia tha se sulmi ndodhi teksa treni po i afrohej stacionit Brokstedt, në veri të Hamburgut dhe në jug të Kielit.