Kolumna

Jeta ka fillim, por edhe mbarim, përjetësia fitohet me veprat që bëjmë!

Shkruan: Etem Xheladini

Shiquar në aspektin kohorë, pas lindjes si fëmijë njeriut i dëshirohet rritje të shpejtë, lumturi, e sa më shpejtë të shkonë në shkollë.
Gjatë shkollimit si i Ri, njeriut i dëshirohet sa më shpejtë të mbaronë shkollimin, në gjtha instancat e shkollimit, e punësimë sa më të shpejtë.
Në moshën e pjekurisë, kur punësohet, apo ushtronë një profesion i dëshirohet shëndet e suksese në punë, duke i uruar ta pres pensionimin.
Në moshën e shtyrë kur të pensionohet, njeriut i dëshirohet shëndet e jetë, që sa më tepër ta shfrytëzon pensionimin, ti lënë pas familjet mirë, të lumtur (si djemt, vajzat, nipat e mbesat).
Kjo mjaftonë ta kuptojmë se afrohet mbarimi i jetës në këte botë, por simtomet fillojnë nga mosha mesatare deri në moshën e shtyerë (pleqëri), e ate nga momentet kurë koha kalon dhe ju nuk hetoni, fillon të ju barazohet dita me natën,
mëngjesi me mbrëmjen, orët me minutat, deri t’ju vije pyetja e mundimëshme:
Për çfarë jetoni?
Tani pas ksajë pyetje i jep kuptim tjetër jetës, nga se fillonë një mision të ri duke vizituar të afërmit, farefisin, miqët e si domos shtohenë vizitat me rastet e hapjes së konaqeve për ngushllime, por edhe kjo për një kohë të shkurtër, edhe pse kjo dukuri më parë ska qenë, por si do qoftë edhe kjo zbehet, pasi nuk do të keni fuqi.
Tani njeriu e dinë se janë ditët e numruara, shiqon derën kush ka mëshirë, e gjenë kohë të viziton, kushë do ta shërbën një kafshat bukë edhe pse shija i ka kaluar, kushë ta jepë një gotë ujë, apo lëng, edhe pse etjen nuk e ndinë më.
E tërë kjo që përmendet më lartë nuk do të thotë të krijohet pesimizëm për të jetuar, por për kundër të na mobilizojë ta kuptojmë jetën, poashtu ta kuptojmë se puna dhe studimi nuk janë vetëm për të fituar një vend pune, por për të ngritur ndjenjën ndaj jetës, dhe duke i dhënë rëndësi asaj dhe vetvetes.
Duhet shtuar edhe ate se gjatë jetës kur fitonë me djersë, gjeni lumturi, shijoni pushimin dhe kuptoni natyrën e jetës, se ishte vetëm një lumturi e përkohëshme.
Kur lenë vepra pas, shoqëria- njerzimi, nga puna dhe kontributi juajë, ku pos që mbani familjen, shoqëri ka dobi sa të jetë kjo botë.
Derisa dielli çdo ditë ka lindjen dhe perëndimin, e tillë duhet të jetë edhe jeta e njeriut që lenë vepra.
Por tani kur e kuoton se kjo jetë është aqë e shkurtër, sa kur pushonë nën një hije kur je në një udhtim ditorë.
Vjenë shpresa duke lutur Zotin, që ta fitojmë përjetësin, dhe ate nga veprat që kemi bërë tërë jetën në këte botë, për ta fituar Parajsën, lumturinë e përjetshne.