Maqedoni

Pendarovski kërkon të shpallen “non grata” një eurodeputet dhe disa shtetas bullgarë, LSDM e përkrahë

Sot është mbajtur seanca e 18-të e Këshillit të Sigurimit, në të cilin presidenti Pendarovski ka propzuar të shpallen non-grata një eurodeputet dhe disa shtetas të Bullgarisë, përcjell KlanM.

“Propozimi im për Qeverinë, të cilin e kam paraqitur edhe në seancë, është në përputhje me dispozitat e Ligjit për të huajt, që të ndalohet hyrja në vendin tonë e një deputeti të Parlamentit Evropian nga Bullgaria dhe disa personave të tjerë, shtetas të Bullgarisë, për shkak të veprimeve që kanë bërë më herët dhe vazhdojnë t’i bëjnë kundër vendit tonë. Kushtet ligjore për vendosjen e një mase të tillë kanë ekzistuar më parë dhe ekzistojnë, pra të treja sipas ligjit, citoj, kërcënim për rendin publik, kërcënim për sigurinë kombëtare ose kërcënim për marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Maqedonia e Veriut.

Parimisht, sipas Pendarovskit, kjo do të thotë se nëse personat e në fjalë ndodhen jashtë vendit, nuk do të lejohen të hyjnë dhe, nëse janë tashmë brenda, do t’u anulohet qëndrimi dhe do të shpallen persona non grata.
Zyrtari i lartë i LSDM Stefan Bogoev në emisionin Top Tema deklaroi se si parti e përkrahin kërkesën e Pendarovskit.
“Sa e di unë vendimin për shpallje non grata e sjell Qeveria. Sa i përket LSDM-së, qëndrimi i LSDM poshtë-lart është në një linjë me presidentin”, tha Bogoev.