Shkatrrimi i Ish Jugosllavisë duheshte të pasohej edhe me dobësimin e Serbisë
Shkruan: Ejup Berisha
Serbia me Sllobodan Millosheviçin në vitet e 90 të shekullit të kaluar e filluan luftën për pushtimin e gjashtë Republikave dhe dy krahinave të Ish Republikës Federative Socialiste të Jugosllavisë, në fakt kjo ishte fillimi i luftës së tyre për krijimin e Serbisë së Madhe të cilën ata në mënyrë perfide dhe dinake e prezentonin si tendencë për rikthimin e sovranitetit fillimishtë në dy krahinat e atëhershme socialiste dhe autonome të Jugosllavisë në Kosovë dhe në Vojvodinë. Pas kësaj politika ekspasioniste nuk u mjaftua me kaq por vazhdoi me nxitje të konflikteve fillimisht në Slloveni më pas në Kroaci në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në fund në Kosovë. Serbët si duket lozën në mënyrën perfide me të gjithë në rajon,krijohet një përshtypje sado që të jetë e gabuar apo dhe jo e saktë se Serbia dhe udhëheqsia e atëhershme e saj këtë gjë e bënë edhe me Amerikën dhe me Europën.
Serbia atëkohë bëri luftë për ta shthurur Jugosllavinë me qëllim të krijimit të Serbisë së madhe. Parakushtet për këtë gjë u bënë të gatshme gjatë luftërave të ndezura në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë Serbia nuk kaloi mirë në Slloveni dhe në Kroaci. Një pjesë të Infrastrukturës për Serbinë e madhe ajo e krijoi me pjesën serbe të Bosnjës që njihet si Republika Serbe , me Veriun e Mitrovicës, me aleancat e saj me Ballkanin e hapur si dhe me lojën ngroht ftohtë që po e luan Serbia me Rusinë dhe me Perendimin. Keto gjëra Milloshevicin dhe idenë serbe për Serbinë e madhe i bëjnë akoma aktual dhe të pavdekshëm dhe kjo politikë është akoma aktive jo vetëmse në Serbi por edhe në rajon. E njëjta vazhdon derisa Vucic Daçiq dhe Sheshel janë gjallë dhe aktiv në politikën e Serbisë. Pra kjo atje akoma e mban vulën Millosheviç. Këta te tre që u përmendën më lartë jane vazhdimsia e frymës dhe e filozofise politike të Millosheviçit si dhe të politikës serbomadhe në Ballkan. Sado që dikuj ti duket e neveritshme një gjë e tillë që e themë ky është realiteti i hidhur Ballkanik.
Fatkeqsisht Serbia po din të bëj politikë në shtigje të gjata. Dhe sado që mos të jetë e drejtë dhe në të drejtë ajo dalngadal po e trason rrugën e Serbisë së Madhe. Në lojën politike sprint ndoshta faktorët e tjerë shtetëror në Ballkan ishin më të sukeshëm dhe fituan disa beteja të vogla por në lojën politike maraton serbët fatkeqsisht janë më në favor.Përsëris sado që e padrejtë dhe qëllimkeqe të jetë politika e Serbisë me vet faktin se ata nuk heqin dorë nga qëllimet e tyre kjo mund ta bën të mundshëm realizimin e tyre. Dhe në kuadër të disa përpjekjeve për të dëshmuar se disa individ kanë kontribuar në prishjen e Ish Jugosllavisë vlenë të thuhet se prishja e saj ishte ide e mirë dhe shumë e qëlluar por ky veprim duheshte të pasohej me dobësimin edhe të Serbisë.
Vlen të theksohet se problem permanent dhe burim krize në rajon përher ka qenë është dhe do të jetë Serbia dhe politika e saj nacionaliste dhe shoviniste. Me dobësimin e Serbisë do të dobësohej edhe ideja për krijimin e Serbisë së Madhe. Stabilizimi apo dhe forcimi i Serbisë do të thotë stabilizim dhe forcim i idesë për krijimin e Serbisë së Madhe.