Policia ndalon truprojen e Apasievit të “Levicës” (Foto)
Mbrëmë është ndalur nga policia automjeti “Mercedes ML” me targa të Shkupit, në pronësi të Bojan Bogeskit, truprojës së kryetarit të Lwvicēs, Dimitar Apasiev. Është kryer kontroll, por nuk janë gjetur as armë as kokainë, shkruajnë mediumet maqedonase.
Është konstatuar se personi nuk posedon patentë shoferi dhe i është shqiptuar gjobë, shkruan Hronika.mk.
Në të njëjtën kohë, është bërë edhe testi i alkoholit, gjatë të cilit është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit.
Para se të ndalet nga policia ai ka qëndruar në tavernën “De Gama” në Qendrën Tregtare “Biser” me 3 anëtarë të Levicës.
Automjeti zyrtar i drejtuar nga anëtarët e së Levicës është Turan, ngjyrë e zezë./Lideri.mk