Gashi: Baca Mejdi ishte burrë i çelikt dhe i guximshëm
Sot paska kaluar në amshim Baci Mejdi Rexhepi, babai i Komandant Shqiponjës së ndjerë. Ishte një burrë i çeliktë, i guximshëm dhe i paepur.
Kam pasur rastin ta takoj nga afër, andaj gjithnjë do e e kujtoj si një burrë që, përkundër sprovave të jetës, e kishte ruajtur maturinë, urtësinë dhe optimizmin.
Zoti e pastë mëshiruar dhe pastë pranuar në mirësitë e xhenetit, ndërsa familjarëve dhe miqve Zoti u dhashtë durim e fuqi për ta përballuar këtë humbje.