Pse po sulmohet ministri Bekim Sali?!
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali tani më një kohë të gjatë është cak i sulmeve të ndryshme. Duket se puna e bërë përgjatë një viti sa ka qenë në krye të dikasterit të shëndetësisë, ka bërë që ai të sulmohet në tentim për të njollosur personalitetin e tij.
Janë shumë zhvillime për të cilat Bekim Sali ka treguar vendosmëri, mbi gjitha e kemi këtu rastin me shkarkimin e drejtorëve për keqpërdorime si dhe rastin e klinikës “Zhan Mitrev”, për të cilin tani më prokuroria ka hapur edhe lëndë.
Bekim Sali, ditë më parë është sulmuar edhe nga lideri i partisë Levica, Dimitar Apasiev, nga shkaku se nga 17 avancime në ministrinë e shëndetësisë, 14 prej tyre kanë qenë shqiptarë.
Sali, po ashtu sulmohet edhe nga persona tjerë, ngase është njëri nga figurat kyçe të partisë Alternativa dhe më i votuari. Sulmet që vijën ndaj tij, janë edhe tentim për të dobësuar partinë Alternativa, e cila pas një viti në Qeveri, nuk ka pasur as edhe një aferë koruptive të vetëm, gjë e paimagjinueshme në skenën tonë politike.