Kosovë

Në Skenderaj shpallet gjendje e jashtëzakonshme, shkak situata pas reshjeve

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka bërë të ditur se ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e kësaj komune.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se ky vendim i tij vjen pas gjendja e rënduar nga reshjet e pandërprera atmosferike, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithashtu, kam formuar shtabin emergjent, i cili tashmë ndodhet në teren dhe po e bën punën e vet.

“Ndërkohë që edhe shërbimi i zjarrfikësve, është angazhuar të bëjë maksimumin e punës që situata të jetë nën kontroll”,

“Në disa fshatra gjendja është jo e mirë, ndërkohë që ekipet dhe shërbimet komunale me makinerinë e punës po i trajtojnë me kujdes telashet e shkaktuara”, ka thënë Nura. /Klankosova.tv/