Maqedoni

Takim liderësh për ndryshimet kushtetuese, ja si përgjigjet Kovaçevski

Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i pyetur sot rreth takimit eventual të liderëve për tu siguruar shumica e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, u shpreh se në rast kërkon nevoja një takim të tillë atëherë pa hezitim do të thërras për takim të gjithë liderët e partive politike parlamentare.

“Unë veçmë jamë përgjigjur në këtë pyetje dhe kam thënë se për momentin nuk është paraparë një takim i tillë, por në rast se paraqitet nevoja atëherë do të thirret një takim i tillë, megjithatë për momentin Jo”, tha Kovaçevski, derisa ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq paralajmëroi s enë muajt e ardhshëm çështja e ndryshimeve kushtetuese do të debatohet edhe me Organizatat joqeveritare. /Alsat.mk