Kolumna

Stop televizioneve që shkatërrojnë një rini e bashk me të, një komb!

Anita Hoxha

O njerëz, gjërat nuk janë thjeshtë ashtu si duken. Problemi nuk qëndron tek BB, por me një llogjikë të ftohtë ne kuptojmë se ku po shkon rinia jonë, ku po shkojmë të gjithë ne.
BB, çdo herë po bëhet më i degjeneruar !
Vërtetë themi çdo herë, se nuk e shohim, e ndoshta vërtetë nuk duam ta shohim… nuk kemi nevojë të shohim një degjenerim që shkon përtej neverisë.
Problemi rreh shumë larg, ndërkohë që ne merremi çdo ditë me këtë temë…
Nëpër aspiratorët e sobave, po gjenden miliona euro të fshehura, ndër kohë ne protestojmë për BB.
xhaxhallarët po iu lënë trashëgimi dhjetë shtëpi e apartamente…
Nuk qëndron puna tek ata që janë brënda, ata kanë humbur sensin e çdo gjëje aty !
O njerëz, çdo gjë aty është me skenar…ata nuk thonë asnjë fjalë, pa skenar. Por, e keqja është e atyre që rrinë mbrapa kuintave, atyre që iu fryjnë në vesh, nëpër kufje ! Ata po e degjenerojnë rininë tonë, po e tjetërsojnë, po e shpërfytyrojnë…
Nuk po njohim më fëmijët tanë !
Ne jemi popull i vuajtur, por kurrë shpirtëzi…
Ata ju kërkojnë të provokojnë vetë skena të tilla, që të zihen, të shahen, të rrihen… të rritet shikueshmëria, e televizionet të fitojnë milionat !
Nuk ka nevojë të bëhet më shumë, për të shkatërruar një rini. Mjafton të futen atje e të shpërndajnë një degjenerim për dhjetë vite mbrapa !
Këto lloj emisionesh, na i kanë bërë vajzat të duken të gjitha njësoj… nuk i dallon dot !
njera më plastike se tjetra…
Papunësia, fukarrallëku, mosfunksionimi i hallkave të një shteti, po na i kthen fëmijët në manikina, sepse vetë morali i emisioneve, pa moral është !
Për çfarë ju duhet shkolla e puna…mjfton të plastifikoheni dhe hajdini në
“Përputhen”, bëni dhe ndonjë kurs karateje, që të ziheni për flokësh dhe po patët shikueshmëri të lartë, do hidheni me trampolinë, si VIP, BB.
Duhet të zgjohemi një orë e më parë, sa nuk është vonë, se çdo ditë që kalon, është në të keqen tonë !
Ato sherre që zihen brënda, do
“ katapulohen “ jasht.
Dhe gazetat e disa medja, fatëkeqësisht, po mbijetojnë me degradimin e kësaj rinie !
Por, megjithëse po shokohemi çdo ditë, nga ajo që shohim aty, prapë jemi popull i dhimbsur…brënda nesh ka akoma vlera njerëzore, faleminderit Zot !
Prandaj po ndjekim me dashje pa dashje atë djalë, për ato vlera që ka, për atë qetësinë që përcjell, na kujton që kemi shpresë të ringrihemi si komb.
Duhet protestuar, që ato vajza që janë atje, të dalin urgjent përjasht !
Përveçse po humbin veten e vetë, po bëhen një promovim i dhunës… i degradimit femëror !
Stop televizioneve, që shkatërrojnë një rini e bashk me të, një komb !
Stop promovimit të antivlerave nëpër tel, që më vonë na i prezentoni si shembuj suksesi !
Stop, këtyre programeve, pa program !
Promovoni një rini ndryshe, sepse ka të rinjë ky vend pa fund… të shkëlqyer, të talentuar, që e duan këtë vend.