VIDEO: Një veturë në flakë në qendër të Shkupit, dëshmitarët: “Dëgjuam disa eksplodime”
Disa eksplodime kanë shqetësuar para disa minutave qytetarët në qendër të Shkupit. Dëshmitarët okularë thonë se detonimet kanë ndodhur në rrugën Koço Racin në komunën Qendër, ku një veturë ende është në flakë, shkruan Lideri.mk.
“Ndodhën disa detonime. Menduam se janë pushkaliqe, por shpejt erdhi policia dhe zjarrëfikësit.Askush nuk e din nëse ka viktima ose jo”, ka shkruar një banor i lagjes në rrjetet sociale.
Ai ka postuar edhe videon e bërë nga banesa të cilën mund ta përcillni në këtë video: VIDEO.