Maqedoni

Kim Mehmeti: BDI-ja vlerë për maqedonasit jo për shqiptarët (VIDEO)

Shkrimtari dhe analisti i njohur nga Shkupi, Kim Mehmeti, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Në një intervistë për gazetën Lajm, Kim Mehmeti ka thënë se, BDI-ja para interesave kombëtare ka vënë interesat materiale që ofron pushteti.

“BDI-ja është kompani fitimprurëse edhe atë me fitime të mëdha. Duhet parë edhe nga këndvështrimi se BDI-ja është vlerë maqedonase, u bë vlerë maqedonase dhe jo shqiptare, sepse ajo u garanton partive maqedonase se mund të bëjnë qeveri kur të duan me atë. Është shumë e zorshme ju të arrini diçka kur e kundërshoni kryetarin e BDI-së, sepse kur e kundërshtoni kryetarin e BDI-së ju e kundërshtoni një “leninist” i cili e din me cilën të lidhet, duhet të lidhesh me më të fortin, me pushtetin që është i lidhur ai. Juve nuk jua japin atë qarqet maqedonase dhe nuk jua japin atë edhe disa qarqe ndërkombëtare, sepse ai e ka vënë në gjumë popullin shqiptar”, tha Kim Mehmeti në një intervistë për gazetën Lajm.