Maqedoni

Sali: Liruam nga harxhimet familjet e 2100 fëmijëve me aftësi ndryshe

“Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar në ndërgjegjësimin e punonjësve shëndetësorë dhe përforcimin e kapaciteteve të institucioneve shëndetësore publike, kjo si përgjigje ndaj nevojave të personave me aftësi ndryshe”, theksoi ministri i shëndetësisë Bekim Sali, në ngjarjen e sotme me rastin e nënshkrimit të Rregullores për vlerësimin funksional të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi ndryshe.

Rregullorja është përgatitur nga Qeveria me mbështetjen e UNICEF-it dhe organit nacional koordinues për implementimin e Konventës së OKB-së.
“Organet profesionale, deri tani, i kanë kryer mbi 2100 vlerësime, ndërsa prindërit janë liruar nga shpenzimet për kryerjen e vlerësimit”, theksoi Sali.