LSDM: Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, Mickoski mbetet peng i Apasiev dhe në hijen e Gruevskit
Asgjë nuk ka ndryshuar te Mickoski. Ai e filloi vitin në të njëjtën mënyrë që e përfundoi dhe ashtu siç e bëri gjatë gjithë vitit të kaluar, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
“Mickoski nuk ka asnjë qëndrim për ndonjë çështje të rëndësishme shtetërore apo strategjike, ai vetëm rri anash, në harresë për vendin e tij në Shtëpinë e Bardhë, duke u ankuar për zgjedhjet.
Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Në vitin 2024, Mickoski pret humbjen e 7-të dhe të 8-të radhazi si kryetar i VMRO-DPMNE-së. As gënjeshtrat e tij të sajuara për një shumicë të re, nuk mund të ndalin reformat apo përparimin e vendit.
Anëtarësimi në BE me gjuhë dhe identitet të njohur maqedonas është kulmi i patriotizmit dhe përmbushja e një qëllimi strategjik të vendosur që nga pavarësia.
Është tradhti të gënjesh popullin tënd, të bllokosh rrugën evropiane dhe njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas në familjen e madhe të kombeve evropiane.
Mickoski mbetet peng i Apasiev dhe nën hijen e Gruevskit gënjen popullin edhe në Krishtlindje”, thuhet mes tjerash në kumtesë.
Nga LSDM theksojnë se po vazhdojnë me kursin reformues, me politikat ekonomike për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve, si dhe me investime dhe me hapat për anëtarësim të plotë në BE.