Ndërtimi i një parkingu në Kumanovë ka kushtuar 3.000 euro, në Tetovë 4.500 euro
Parkingu njëkatësh në Tetovë pritet të përfundojë në shtator të vitit 2021.
Polemika të shumta ka pasur nga qytetarët në lidhje me kushtueshmërinë e këtij projekti. Ky parking njëkatësh taksapaguesve tetovarë ju ka kushtuar gjithsej 820.000 euro, që i bije për një vendparkim, është paguar 4.555 euro, këtu duke mos llogaritur edhe çmimin për punët tjera.
Sa për informatë, vitin e kaluar në komunën e Kumanovës u përurua parkingu i parë në kate, i cili ka kapacitet për gjithsej 80 vetura ndërsa ka kushtuar 240.000 euro, që i bie 3.000 euro për një vendparkim.
Projekti i parkingjeve nëntokësore apo në kate ngelet premtim i parealizuar i kryetares Arifi, edhe pse i njëjti është premtuar nga viti 2013 kur për herë të parë kandidoi për postin e kryetares së komunës së Tetovës.