Gazeta e shqiptarëve në Amerikë me tekst për Shaban Tërstenën: Shqiptari i parë që fitoi Medalje Olimpike!
Shqiptari i pare qe ka fituar medaljen e arte ne Lojrat Olimpike eshte Shaban Trstena
Saimir Z. Kadiu
Ai ka fituar medaljen e arte ne Lojrat Olimpike te Los Angeles ne vitin 1984 ne mundjen e lire ne peshen 52 kg (kuptohet duke qene sportist i ish Jugosllavise).
Trstena i lindur ne Shkup, 58 vjet me pare, me 1 janar 1965 eshte ende medalisti i arte me i ri (19 vjec) qe fiton nje medalje te tille ne mundje ne nje Olimpiade…
Ne Olimpiaden e Seulit ne vitin 1988, Trstena fitoi medaljen e argjendit.
Trstena ka qene edhe dy here Kampion i Evropes ne vitet 1984 dhe 1990.
Gjate karrieres se tij ka fituar 715 ndeshje ne 741 te zhvilluara.
Ka marre pjese ne 42 turne te nivelit nderkombetar duke fituar 30 medalje te arta.
… dhe ne menyre paradoksale kur u kthye nga Los Angeles me medaljen e arte olimpike ne aeroportin e Shkupit e priten 20 veta, kryesisht familjaret e tij. Asnje autoritet jugosllav nuk ishte ne pritjen e kampionit.
(Gazeta Dielli, New York)