September 20, 2024
Maqedoni

Bastisje në Tetovë, kapet drogë dhe municione

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person pas bastisjes në Trebosh të Tetovës. Tek i njëjti janë gjetur municione dhe drogë.

“Më datë 03.01.2023 rreth orës 12:40 në Trebosh, Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 58-vjeçarin Z.L. nga ky fshat. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në një automjet tip “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur kokainë dhe tetë fishekë për një pushkë gjuetie të kalibrit 12 mm. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojnë parashtresat nga neni 215 dhe neni 396 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.