Maqedoni

Shkup, e kërkonin djalin, pasi nuk e gjetën ia rrahën nënën

Ka nisur keq ky vit për një zonjë 55 vjeçare nga Shkupi. Dy persona, që po e kërkonin djalin e saj, e kanë sulmuar fizikisht atë. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

“Me datë 01.01.2023 rreth orës 10:00 në RV Shkup, një grua e moshës 55 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj në Draçevë nga dy persona të cilët ishin në kërkim të djalit të saj, duke e kërcënuar dhe dëmtuar një pjesë të inventarit”, thonë nga MPB./KlanMacedonia