Rajon - Botë

Katër të vdekur nga një përplasje e helikopterëve në Australi

Katër persona kanë vdekur pas një përplasjeje në ajër mes dy helikopterëve pranë Seaworld në Bregun e Artë të Australisë.

Policia e Queensland thotë se hetimet fillestare sugjerojnë se përplasja ka ndodhur teksa njëri helikopter po ngrihej dhe tjetri po zbriste, shkruan BBC.

Ata që vdiqën po udhëtonin me të njëjtin helikopter. Tre pasagjerë të tjerë janë në gjendje kritike.

Pesë nga gjashtë personat në avionin tjetër, i cili bëri një ulje emergjente, pësuan lëndime të lehta, përcjell KosovaPress.

Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) po heton përplasjen, e cila ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale (04:00 GMT).

Dy avionët u rrëzuan pranë një brezi turistik të njohur si Main Beach, rreth 75 km (47 milje) në jug të Brisbane.

Gary Worrell i Shërbimit Policor të Queensland u tha gazetarëve se katër vdekje dhe tre lëndime të rënda kishin ndodhur në të njëjtin avion.

“Është një skenë e vështirë. Për shkak të zonës që ndodhet, në bregun e rërës, ishte e vështirë për të fituar akses, për të çuar shërbimet tona të urgjencës në vendngjarje për ta menaxhuar atë siç duhet.”/kp