Sulme të reja ruse me dronë kamikazë në Kiev
Forcat ruse kanë shënjestruar sërish infrastrukturën kryesore ukrainase, kryesisht me dronë kamikazë, në orët e para të ditës së sotme në Kiev dhe rrethinat e kryeqytetit.
Sulmet ndaj Kievit vazhdojnë për të dytën natë radhazi, pas lëshimit të raketave dhe dronëve kamikaze në natën e Vitit të Ri dhe më 1 janar.
Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko deklaroi se sulmet ajrore ruse kanë dëmtuar infrastrukturën energjetike, duke shkaktuar ndërprerje në energjisë elektrike.
Sulmet vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë adresimit të tij për Vitin e Ri, sinjalizoi se Kremlini do të vazhdojë luftën e tij të paprovokuar./euronews.al