Vdes ish-Papa Benedikti XVI në moshën 95 vjeçare
Papa Emeritus* Benedikti XVI, teologu me origjinë bavareze, katolicizmi romak i të cilit i dha pseudonimin “Rottweiler i Zotit” dhe që tronditi masën me dorëheqjen e papritur nga papati pas vetëm tetë vjetësh, vdiq të shtunën, tha Vatikani. Ai ishte 95 vjeç.
Benedikti, Papa i parë që hoqi dorë vullnetarisht nga obligimet papnore në gati 600 vjet, i kaloi vitet e tjera të jetës duke jetuar në Vatikan në një manastir të rinovuar, duke u shfaqur rrallë në publik me njeriun që e zëvendësoi, Papa Françesku, shkruan NBC News, transmeton Gazeta Express.
Por ai vazhdoi të këshillonte privatisht pasardhësin e tij me mendje shumë më liberale. Ndikimi i tij u ndje në gusht 2016, kur Françesku, i cili kishte bërë përpjekje për të kontaktuar komunitetin LGBTQ, mori një qëndrim të ashpër të papritur kundër mësimit të fëmijëve nga shkollat se ata mund të zgjidhnin gjininë e tyre.
I lindur Joseph Aloisius Ratzinger më 16 prill 1927, në Marktl, në Gjermani, Benedikti, djali i oficerit të policisë Josef dhe Maria, u rrit në një Gjermani të infektuar nga nazizmi. Ashtu si babai i tij, Benedikti kundërshtoi Hitlerin. Por në moshën 14-vjeçare, ai u detyrua të bashkohej me Rininë Hitleriane. Dhe dy vjet më vonë, ndërsa ishte ende në seminar, Papa i ardhshëm u rekrutua në ushtrinë gjermane dhe u dërgua në front.
*Emeritus përdoret për personat e dalë në pension, por kanë lejuar të ruajnë titullin e tyre si nder./express/