Edhe bashkëshortja e ministrit Bekteshi punësohet në punë të shtetit
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka punësuar bashkëshorten e tij në Agjencinë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, e cila është në kompetencë të drejtpërdrejtë të Qeverisë.
Është e punësuar si bashkëpunëtore e lartë për zhvillimin e projekteve në sektorin e zhvillimit të projekteve dhe komunikimit me organizatat joqeveritare.
Ministri i Financave Fatmir Besimi ka dhënë pëlqimin për punësimin e saj, njofton portali express.mk, nga ku kanë publikuar edhe dokumentet e punësimit.
I pyetur për përgjigje, ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës Admirim Aliti (Alternativa), thotë se qeveria punëson gjithmonë në bazë të meritës, ndonëse është hera e parë që dëgjon për punësimin e bashkëshortes së Bekteshit.