BESA: Avokati i Popullit, nën ndikimin e BDI-së
Lëvizja Besa akuzon për politizim të skajshëm të institucionit Avokat i Popullit. Sipas kësaj partie. Avokati i Popullit është nën ndikimin e partisë në pushtet BDI. Besa vlerëson se Naser Zyberi në emisionin 200 në Alsat ditë më parë nuk foli për qytetarin dhe të drejtat e tij, por për liderin e BDI-së, Ahmeti i cili pasi nuk e bëri kryeministër e avokat personal të tij. Lëvizja Besa kujton Ziberin se ai e ka obligim kushtetues dhe ligjor që të jetë i pavarur dhe nuk guxon që të ndikohet nga asnjë faktor në ushtrimin e detyrës së tij. Sipas kësaj partie është e patolerueshme dhe në kundërshtim me aktin më të lart juridik të një shteti dhe të drejtën e tij pozitive që Avokati i Popullit të shpreh publikisht preferenca politike.
“Ne shprehim indinjatën tonë në lidhje me deklaratën e Naser Zyberi dhënë në emisionin 200 në Alsat me të cilën deklaron se kur do të vijë momenti do të ulet dhe do të bisedoj me ‘kryetarin Ahmeti’ jo për të drejtat e qytetarëve, por për mundësinë e ushtrimit të pozicionit të kryeministrit duke i’u referuar kryetarit të BDI-së me fjalët kryetar, lider, mësues, i pari. Me këtë ai na bën të kuptojmë se ai nuk flet në pozicionin që ka të mbrojë popullin, por flet në cilësinë e anëtarit të BDI-së. Vlerësojmë se funksioni primar i institucionit Avokat i popullit është që të mbrojë të drejtat kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve kur ato shkelen ose cenohen nga aktet, veprimi ose mosveprimi i organeve të administratës shtetërore dhe organeve të tjera që ushtrojnë autorizime publike”, deklaroi Fatmir Sabriu, Lëvizja BESA. /Alsat.mk