Hasani: Edi Rama ndikoi që Hashim Thaçi të arrestohej nga Specialja
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, Enver Hasani, deklaroi mbrëmë se kryeministri shqiptar Edi Rama është pjesë e konspiracionit që do të çonte drejt arrestimit të ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
Hasani ka thënë në T7 që beson se ideja e korrigjimit të kufijve nuk ishte e presidentit Thaçi, por e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Idenë e ndarjes së Kosovës nuk e ka sjellë Hashim Thaçi, por Edi Rama”, tha fillimisht ai.
Këtë ide sipas Hasanit, Rama nuk e kishte dhënë për të arritur një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë, por për ta delegjitimuar politikisht ish-presidentin Thaçi i cili ndodhet në një proces gjyqësor në Hagë.
“Unë kam besuar edhe sot besoj që ajo ide ka pasur delegjitimimin e Hashim Thaçit që kur të shkojë në Speciale mos me ju dhimbtë kërkujt”, ka deklaruar Hasani.