Çpo ndodh në veri? – Mediat serbe raportojnë për të shtëna në Zubin Potok
Policia demanton
Disa nga mediat serbe raportuan se në mbrëmje pati të shtëna me armë zjarri në Zunin Potok.
Madje u raportua se janë dëgjuar edhe rafalle.
Por, kjo u hodh poshtë nga Policia e Kosovës.
Në një përgjigje për Klankosova.tv Zyra për Informim i mohon raportimet e mediave serbe.
Policia në përgjigje thekson se nuk ka pasur sulm ndaj zyrtarëve këtij institucioni e shkëmbim zjarri me grupet kriminale.
Pra, organet e rendit nuk kanë pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.
“Referuar pyetjeve të shumta adresuar Policisë së Kosovës se, a është sulmuar Policia në Zubin Potok, apo a ka pas shkëmbim të zjarrit mes Policisë dhe grupeve kriminale?, ju informojmë se:
Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, thuhet në përgjigjen e policisë për Klankosova.tv