Lajmet e rejaMaqedoni

Aksion policor në Tabanoc, “vlon” prej policisë speciale (Video)

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion kanë zbatuar një aksion policorë pasditen e sotme në pikën kufitare “Tabanovc” me Republikën e Serbisë. Përveç bastisjes në godinën e pikës kufitare dhe kabinat për kontrollin dhe legjitimimin e pasagjerëve, jo zyrtarisht mësohet se bastisje ka pasur edhe nëpër shtëpi private të policëve të cilët janë të punësuar në pikën kufitare “Tabanovc”.

Ndonëse Ministria e Brendshme nuk ndanë informacion se cili është motivi i aksionit, Alsat ka arritur të siguron informacione në rrethana jozyrtare brenda Prokurorisë për krim të organizuar. Në urdhëresat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion që i referohen procedurës para hetimore kërkohet: “bastisja e kabinave për kontroll kufitar, dollapin që e përdorin policët i cili ndodhet në sallën e mbledhjeve, bastisje në një ose më shumë lokacione të pikës kufitare me qëllim gjetjen e provave materiale të cilat mund të lidhen me veprën penale dhe janë mjet i procedurës para hetimore, të konfiskohen telefonat celular me SIM karta, para të vlerave 5, 10, 20, 50 euro dhe më shumë si dhe denarë, lista/fletore me emra të personave dhe shuma të parave, dokumente që ndërlidhen me mit marrje, çelësa të kabinave pa emër në sallën e mbledhjeve dhe gjëra të tjera të cilat mund të jenë prova materiale për të dëshmuar veprën penale”.

Policia nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse ka persona të arrestuar, të shoqëruar ose të ftuar në bisedë informative, apo edhe persona që i janë dorëzuar Prokurorisë ose gjykatësit të procedurës paraprake. Ministria e Brendshme paraprakisht në një qëndrim dhënë ekskluzivisht për Alsat konfirmoi se aksionin policorë në “Tabanovc” dhe disa lokacione të tjera, ndërsa për hollësi nga aksioni pritet njoftim shtesë ditën e hënë. /alsat.mk