Ish ministri Venko Filipçe nuk e përjashton rikthimin në politikë
Ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe nuk ka përjashtuar mundësinë për rikthim në politikë. Ai në një deklaratë për “Fokus” është shprehur se ndjehet ende i ri, që le të nënkuptohet se ai mund të rikthehet në jetën politike në vend.
“Le të jetë deklaratë politike që ndihem ende i ri” – thotë në një deklaratë të shkurtër Filipçe.
Ndryshe Filipçe aktualisht vazhdon karrierën e tij si neurokirurg në Qendrën Klinike në Shkup, ndërsa gjithashtu ligjëron në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.