Lajmet e rejaRajon - Botë

VIDEO: Çeçenët e bataljonit “Sheik Mansur”, ushtarët më vdekjeprurës të Ukrainës: Po i vrasim ushtarët rusë si bagëti!

Aleatët më të rrezikshëm dhe më vdekjeprurës që ka Ukraina në luftën e saj me Rusinë janë çeçenët. Çeçenët që po luftojnë në anën e Ukrainës, janë armiqtë e mëdhenj të presidentit rus Vladimir Putin.

Rusia është në kërkim të separatistëve çeçenë që luftojnë për Ukrainën, por lëvizjet e tyre në fushën e betejës janë të mbuluara me fshehtësi.

Por Sky News fitoi qasje në një bazë çeçene pranë vijës së frontit në qytetin e rrethuar të Donbasit, Bakhmut. Këta luftëtarë çeçenë ndanë informatat e tyre rreth luftës dhe armikut gjatë një xhirimi me Sky News.

Gazetarët e Sky News shkuan me makinë në bunkerin e separatistëve çeçenë në rrugët alternative për të shmangur vëzhguesit rusë.

Aty kanë takuar pjesëtarët e batalionit çeçen “Sheik Mansur”, që janë duke luftuar në Ukrainë jo nga fillimi i këtij viti, por që nga viti 2014. Ata thonë se taktika e armikut të tyre nuk kanë ndryshuar që nga fillimi i kësaj lufte.

“Ushtarët dërgohen si bagëtia në thertore”. Pas rusëve mbetet toka e mbuluar me kufoma. Ata e bëjnë atë çdo ditë, nuk kanë ndjeshmëri dhe keqardhje për njerëzit e tyre”, tha Çeçen Idris për Sky News. Ky lloj luftimi është përdorur edhe nga Rusia në atdheun e tij (Çeçeni) gjatë viteve ’90.

Komandanti i këtij batalioni çeçen, Muslim Çeberlajevski, llogaritet një nga ushtarët me përvojë më të gjatë ushtarake që lufton kundër Rusisë Ai ka kritikuar perëndimin, duke kërkuar të dërgohen më shumë ndihma ushtarake.

“Rusia duhet ta humbasë luftën dhe ajo duhet të përfundojë këtu. Të gjithë do të humbin nëse nuk e mbrojmë Ukrainën sot”, thotë Çeberlajevski.