Maqedoni

Gjyqtari që e liroi Mijallkovin nga dënimi pritet të avancohet në Gjykatën e Lartë

Gjyqtari Enver Bexheti është një nga pesë gjyqtarët që vendosën për rastin “Shënjestra – fortesa” të rigjokohet, me çka u liria Sasho Mijallkovi, kurse nënshkrimi i gjyqtarëve bën që lënda të vjetërsohet.

Sipas “A1on”, Bexheti pretendon për emërim në Gjykatën e Lartë dhe ka dorëzuar dokumentet në Këshillin Gjyqësor ku ishte publikuar thirrje për në këtë gjykatë.

Bexheti ka përfunduar Fakultetin Juridik në Prishtinë dhe ka punuar si sekretar në Komunën e Bogovinës, sekretar në Universitetin e Tetovës, ndërsa gjyqtar për herë të parë është emëruar në Shkup në vitin 2010, kurse dy vjet më vonë është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Ndryshe, “Shënjestra-Fortesa” është lënda e katër me radhë, mbi akuzat e shtruara nga ish PSP, për të cilat Gjykata e Apelit i ka rrëzuar vendimet e Gjykatës Penale./Telegrafi