Gërkovska: Gjykata e Apelit mund ta arsyetonte me më shumë hollësi vendimin për “Target-Fortesa”
-Të gjithë kemi obligim të jemi transparent para qytetarëve për punën tonë, Transparenca dhe kërkesa për transparencë nuk mund të jetë vetëm në adresë të Qeverisë, nuk mund të jetë në adresë e deputetëve, por edhe adresë e jurisprudencës. Shumë herë kam thënë gjatë muajve të fundit, tani përsëri do të them, nuk mundet pavarësia që e jep Kushtetuta të shfrytëzohet për arbitrim. Pavarësinë që e jep Kushtetuta duhet të jetë obligim shtesë, barrë shtesë për sjellje akoma më me përgjegjësi, thotë në intervistë për MIA-n zëvendëskryeministrja për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska, duke folur për vendimin e Gjykatës së Apelit për rastin “Target-Fortesa”.
Sipas saj, mosinsistimi për transparencë tërë këto vite prapa të sistemit të jurisprudencës, na çon drejt asaj që qytetarët të mos kenë besim në jurisprudencë për shkak se nuk dinë thjeshtë se çka po ndodhë.
“Edhe mua më vjen mirë që deklarata ime që ishte në drejtim të asaj t’u bëj thirrje në mënyrë transparente t’i arsyetojnë para opinionit shkaqet për sjelljen e një vendimi të tillë ishte i frytshëm dhe Gjykata e Apelit lëshoi kumtesë me sqarim për mënyrën në të cilën e ka sjellë atë vendim dhe për cilat shkaqe vendimi i tillë është sjellë, pa dallim që unë konsideroj se mund të bëhej me më shumë hollësi, por sido që të jetë, ishte nxitje”, tha Gërkovska.
Ajo konsideron se aktivitetet e tyre gjatë periudhës së kaluar e nxitën edhe Këshillin Gjyqësor të jetë më proaktiv dhe përfundimisht të fillojë ta marrë rolin që duhet ta ketë.
“Kjo është pasojë e mosfunksionimit të institucioneve. Ju e dini se Këshilli Gjyqësor ishte i bllokuar më shumë se një vit, ishte e bllokuar edhe zgjedhja e gjykatësve të rinj, mu për shkak të arbitrimit”, potencoi Gërkovka.
Në përgjigje të pyetjes nëse i ka shqyrtuar raportet për shpenzim të ministrave në vitin 2021, zëvendëskryeministrja nuk jep përgjigje konkrete, por potencoi se do të insistojë në periudhën në vijim të mos ndodhë sërish pauzë e madhe dhe të dhënat të futen me kohë në sistem, kështu që përmes veglës për transparencë të jenë të kapshme për opinionin.
Për ne, shton ajo, është me rëndësi transparenca të bëhet, jo siç dikush nga jashtë e kërkon, por si mënyrë e zakonshme për funksionimin e institucioneve.