Ndërron jetë profesoresha Ibadete Emini nga Tetova
Shkolla 8 Shtatori në Tetovë ka ndarë lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesoreshës Ibadete Emini.
Lajm i trishtë!
Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për humbjen e profesoreshës Ibadete Emini. Shkolla jonë humbi një profesoreshë të përkushtuar, punëtore, të dashur dhe të duruar për kolegët dhe nxënësit.
U prehtë në paqe shpirti yt i bardhë profesoresha jonë e nderuar, do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona! SHMEK “8 Shtatori” Tetovë” shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e madhe, kolektivit dhe nxënësve të shkollës sonë i përjetshëm qoftë kujtimi për ty profesoreshë!