Mickoski: Maqedonia ka gjyqësi të partizuar, kriminelët janë në liri
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot u shpreh se në Maqedoni, prokuroria dhe gjyqësia është marrë peng nga pushteti dhe se institucinet janë partizuar, kurse kriminelët dhe bandat janë në liri.
Mickoski potencoi se gjyqësia dhe prokuroria e partizuar mund të shihet edhe kur shtabet partiake takohen me kryetarë të Këshillave gjyqësorë, Akademi për gjyqtarë dhe prokurorë.
“Në anën tjetër kemi koalicion që e formojnë kriminelët dhe qeveria. Kur keni një koalicion të tillë të fuqishëm, është e logjikshme që askush nga këto kriminelë të mos përgjigjet për shkak se gjyqësia dhe prokuroria janë të partizuar”, tha Mickoski.
Ai u shpreh se në burgje ka njerëz të ndershëm dhe, siç i quan ai, patriotë për 27 prillin kurse në koalicion janë krimienlët.