Anketa e IRI: Gjyqësori dhe Prokuroria Publike me besimin më të ulët
Anketa e fundit e IRI-t me të dhëna alarmante për besimin e qytetarëve në institucionet e vendit. Vetëm 4 për qind e qytetarëve kanë besim te Gjyqësori, që është një rënie e madhe krahasuar me të dhënat paraprake. Besim edhe më të ulët kanë ndaj Prokurorisë Publike. Vetëm 3 për qind i besojnë asaj.
ANKETA E IRI fokusi te drejtësia/prokuroria
I ulët është besimi në institucionet arsimore, me 11 për qind ndërsa 10 për qind e qytetarëve kanë besim në institucionet shëndetësore shtetërore dhe policinë. Bazuar në këto të dhëna, në çdo fushë qytetarët kanë mosbesim.
ANKETA E IRI fokusi te institucionet
58 për qind e qytetarëve mendojnë se shteti po shkon në drejtim të gabuar, që është thuajse dyfishi i vitit të kaluar kur ishte 30 për qind. Pakënaqësia e qytetarëve është e ngjashme me atë të prillit të vitit 2016 kur Maqedonia e Veriut ishte në krizë të thellë politike.
ANKETA E IRI fokusi te partitë politike
Qytetarët besim të ulët kanë edhe ndaj politikës. Vetëm katër për qind u besojnë partive politike, aq sa i besojnë edhe gjyqësorit. I njëjtë është edhe besimi për kuvendin, me 4 për qind, për Qeverinë 7 për qind, për opozitën 8 për qind, ndërsa pushtetin lokal 11 për qind.
Në ndërkohë anketa e IRI-t vë në dukje se ish kryeministri i arratisur në Hungari, Nikolla Gruevski është rikthyer në skenë si politikani më popullor. Nga besueshmëria prej 3 për qind që e kishte në anketën e një viti më herët, tani Gruevski gëzon mbështetjen e 7 për qind të të anketuarve, duke lënë pas të gjithë liderët e partive politike në vend.
Anketa e IRI-t u realizua në periudhën prej 23 shtatorit deri më 13 tetor të këtij viti përmes intervistave të drejtpërdrejta me qytetarët. /Alsat.mk