4 – vjeçari nga Shkupi vuan nga kanceri i rrallë “Morbus Hodgkin”, shërimi i kushton 9 mijë euro
4-vjeçari Amar Zendeli nga Shkupi, i cili vuan nga një kancer i rallë që quhet Morbus Hodgkin, kërkon ndihmën e të gjithë atyre që lexojnë lajmin për sëmundjen e tij. Kjo për shkak se familja Zendeli është në kushte të rënda ekonomike për të mbuluar shumën e shpenzimeve për kurim prej 9 mijë eurove, shkruan Nistori.
Sëmundja Hodgkin (Limfoma Hodgkin) është një tumor malinj i sistemit limfatik. Sëmundja është një nga llojet e rralla të kancerit që prek më shpesh meshkujt se femrat. Familja thotë se në pamundësi për të mbuluar shpenzimet, ka nevojë për ndihmën e çdonjërit. Një ndihmë sado e vogël të jetë, mund të ndikojë shumë.
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në mënyrë të drejtpërdrejtë në numrin: 00 389 72 561 327 (Viber dhe Whatsapp)
*SQARIM
Nga familja thonë se një pjesë e parave janë mbledhur dhe mungojne afërsisht 2.500 eurove. /Nistori/