Zendeli nga ASH: Punëtorët e NPK Tetova pa paga, zyrtarëve të Komunës nuk ju vonohen
Mislim Zendeli nga Aleanca për Shqiptarët është solidarizuar me punëtorët e NPK Tetova të cilët sot kanë hyrë në grevë, pasi kanë ngelur pa paga. Zendeli në reagimin e tij kujton se të punësuarit kanë ngelur pa paga, derisa zyrtarëve të Komunës ato nuk u vonohen as edhe një ditë.
“Punëtorët e mirëfilltë përsëri ngelin pa pagat e mjerueshme, ndërkohë që atyre që sillen vërdallë nëpër zyra, duke u marrë me djerrakohe, as një ditë nuk u vonohen pagat e majme! Si ishte ajo thënia: “ Nuk mbulohet dielli me shoshë”.😢”, ka shkruar Zendeli.
POSTIMI I PLOTË: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid035t8urGzkmmQYk2RmuQY8BysmE6KndyASJLv9sNhc8kLA9KideXsR5Sjq5fcMFZvtl&id=1539852756&mibextid=Nif5oz