Afrim Gashi takon bujqit e Hasanbegut dhe Haraçinës, premton angazhim për të drejtat e tyre
Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka pasur takim me bujqit nga zona e Hasanbegut dhe Haraçinës. Në takim, ai ju ka premtuar atyre se do të angazhohet për të realizuar të drejtat e tyre.
“Sot i pranova në takim disa bujq nga zona e Hasanbegut dhe Haraçinës, ku nga afër u njoftova me ankesat dhe problemet e tyre. Si kryetar i AlternAtivA-s, po edhe si deputet i kësaj zone, u premtova se do të angazhohem që këta bujq ta fitojnë të drejtën e nëpërkëmbur nga Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë”, ka deklaruar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.